‘Ndal’! Zonë policore

A jemi të përgatitur për ndeshje dhe turma të mëdha? Në fakt derbi i djeshëm Tirana –Partizani (1-2), tregoi se jo gjithçka është gati e në ligjshmëri.

Klubi organizator Tirana, bëri gjithçka mirë por detaje të caktuara të sjelljes së tifozerisë, dhunës sopradike etj, e ulën disi notën e klubit organizator. Për të kaluar te më elementarja. Portokolli i ndeshjes për mediat u vendos në dispozicion vetëm në limite.

Madje pati nga ata gazetarë, që ë morën protokollin pas minutës së 10-të. Edhe sigurimi i punës së tyre, u vu shpesh në vështirësi. ‘Security’, në kontratë me klubin,duket se ende nuk e ka mësuar se raportuesit në kohë reale, duan pamje të qartë në mjediset e tyre.

Dje ata u ‘kacafyten’ me tifozë që pa biletë në stadium qëndronin në këmbë para dhomave të punës. Por përtej anamolive të një ndeshje të rëndësisë së lartë, ajo që ndodhi në fund të takimit, me tifozë dhe qytetarë të ndryshem duket skandaloze.

Zakonisht, në vëndet e zhvilluara, tifozeria mike, largohet ose 15 minuta përpara ose qëndron 15 minuta e ngujuar deri sa të boshatiset perimetri vendas. Mbrëmë Policia e Shtetit, bëri të kundërtën. Në kahun ku ishin sistemuar tifozët bardheblu (tribuna qëndrore) edhe pse u lejuan të dilnin nga “Selman Stërmasi”, jashtë i ka pritur një rrethim i pa parë policor.

Rrugët në afërsi të stadiumit, u bllokuan dhe tifozë, por dhe qytetarë të rastëishëm, nuk u lejuan të largohën duke krijuar acarim e tension. Madje pati edhe invalidë apo nëna me fëmijë në krah që u detyruan të qëndrojnë për gati 15 minuta të bllokuar.

Sigurisht, që situata të tilla nuk janë fort të këndshme , për më tepër që edhe ligji në ksi rastesh nuk njihet ose nuk zbatohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!