Saki: ‘Jepini kohë trajnerit të Milan’
Trajneri legjendar i Italisë Arrigo Saki, i del në mbrojtje Marko Xhampaolos te Milan. Për gazetën ‘La Gazzetta dello Sport’, ish- trajneri kampion, thotë se “Xhampaolo, pavarësisht rezultateve të dobëta në krye të skuadrës, ka dhënë shenja të mira se grupi po rritet.
Ai ka evidentuar mjaft talente të reja duke u treguar një mjeshtër i madh. Klubi duhet të qëndrojë larg nismave të nxituara dhe t’i japë besim e afruar miqësi.
Ashtu siç bënin dikur Berluskoni e Galiani me mua. Unë isha një zotëri i panjohur, por klubi me besonte dhe ndiqte parimet e mia”. E raporton “Milanneës.it””.
Pas 5 javëve, Milan ka arritur 2 fitore dhe 3 humbje me vendin e 11-të në Seria A.