Të ‘fortat’ ngjisin shkallë, Kategoria e Parë njeh favoritet…
Kastrioti dhe Shkumbini në Grupin A dhe Lushnja në Grupin B, marrin kryesimin në Kategori të Parë.
Në tri javë deri tani, skuadrat kanë nisur të projektohën drejt objektivëve sezonalë. Hap fals për Besëlidhjen në shtëpi, teksa ndalet në barazim nga Egnatia.
Në transfertë, Kastrioti i Ndreut, mjaftohet me golin e Bardhit në pjesën e parë për tri pikë të vyera. Burreli bën autokritikë dhe mund thellë Dinamon në ‘Liri Ballabani”.
Mjaft sinjifikative firorja e Korabit në Pukë. Dibranët pas këtij suksesi, janë një pikë larg kreut.
Te Grupi B, Lushnja gjen të tretën fitore në po aq takime. Këtë radhë kalon Besën që me gjasë, ka punë në janar për të afruar elementë cilësorë.
Apolonia e Mërgjyshit, rikthehet te fitorja. Mund në “Nexhip Trungu” vendasit e Turbinës 1-3.
Rezultatet e javës së tretë:
Grupi A
Besëlidhja – Egnatia 2-2
20′ Hoxha, 55′ Moqi / 76′ Dimo,
81′ Da Kosta
Veleçiku – Kastrioti 0-1
35′ Bardhi
Tërbuni – Korabi 1-2
74′ Hyseni / 63′ Skuka, 94′ Dobra
Shkumbini – Erzeni 1-0
54′ Ekemini
Burreli – Dinamo 3-0
6′ Kurbneshi, 48′ Melani, 50′ Gjonaj
Grupi B
Oriku – Pogradeci 1-0
86′ Dhrami
Elbasani – Devolli 1-2
2′ Nuri / 15′, 84′ Ivani
Turbina – Apolonia 1-3
10′ Andrade / 22′ Mihana, 66′
75′ Branica
Iliria – Shënkolli 2-0
22′ Xhymerti, 85′ Jazaj
Lushnja – Besa 3-2
25′, 87 Canka, 90′ Ibrahimi / 4′ Celhaka pen, 19′ Cara.