Torino leksion Milanit, Beloti 2 gola

Torino dhe Milan u takuan sot në Torino për llogari të javës së  5 të Serisë A. Luftarake që nga fillimi. Janë vendasit që nisin më mirë dhe shtojnë presionin te zona mike, teksa Bremer, Beloti dhe të tjerë futbollistë nga ‘granata’ ,ushtrojnë presion.

Për të ardhur në reagimin e kuqezinjëve teksa pas një aksioni nga e majta, fitojnë një penallti. VAR nuk heziton dhe jep dakortësinë për penallti. Top i Piontek për De Silvestrin. Ky i fundit pengohet dhe 11 m i shndërruar në gol nga polaku Piontek.

Në fund të pjesës s ë parë është Beloti që humb topin gol të barazimit. Sulmuesi përfiton nga një dalje e gabuar e Donarumës godet por topi kalon mbi tra.

Por ‘spaletat’ e heroit të takimit i merr po Andrea Beloti. Në pjesën e dytë, sulmuesi ‘axur’ shënon golin e barazimit në të 72-tën. Nuk ka pushim dhe sërish Beloti dërgon në avantazh ekipin e Valtër Mazarit në të  77-tën.

Përpjekjet e Milanit nuk japin efekt, madje Torino i afrohet sërish golit të tretë. Piontek në kohën shtesë për Milanin, s’fumon nga 4 metra larg barazimin.Ujkani, portieri i Komberates së Kovovës, në forcë të Torinos, festoi nga stoli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!