Futbolli në ‘shina’, FSHF, asgjë rastësisë…

Federata Shqiptare e Futbollit, në siklet një vit më parë me skuadrat dhe bilancet e tyre financiare, kërkon t’i paraprijë një precedenti të radhës.

Është vetë presidenti Armand Duka i cili ka kërkuar sot një takim me të gjithë presidentët e klubeve të Superiores, në mënyrë që t’ju bëjë të qartë situatën.

Bëhët fjalë për edicionin 2020/21, ndaj masat organizative dhe orientimet përkatëse kanë nisur që sot e cila përkon me afatin e hapjes së liçensimëve.

Njoftimi i FSHF-së:

“Procesi i licencimeve për sezonin 2020-2021 fillon zyrtarisht nesër (sot), me takimin që presidenti i FSHF-së, Armand Duka, do të realizojë me të gjithë presidentët e klubeve të Superiores.

Procesi i licencimit dhe rritja e kapaciteteve organizative dhe menaxheriale të klubeve do të jetë fokusi i FSHF-së për sezonin e ardhshëm.

Trajnimet do të mbulojnë të gjitha aspektet organizative të një klubi futbolli, duke u fokusuar në menaxhimin dhe raportimin më të mirë financiar, shfrytëzimin e marketingut dhe marrëdhënieve publike si një mjet për gjenerimin e të ardhurave, rregullimin e të gjitha aspekteve juridike dhe njohjen e të gjitha rregulloreve disiplinore të UEFA-s dhe FIFA-s, sigurinë në stadiume dhe masat e nevojshme për organizimin e ndeshjeve, si dhe shumë elemente të tjera thelbësore për një menaxhim cilësor dhe efikas”, – shkruan FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!