Konte, ‘shqelm’ gazetarëve, Lacio më e vështira…
Në krye të Seria A, Interi i Kontes nesër në një ndeshje të rëndësishme me Lacion në ‘San Siro’. Fitoi derbin duke bindur skeptikët dhe tani kërkon t’a përserisë me lacialët e shqiptarëve në shtëpi.
Antonio Konte sot në konferencë për shtyp, thotë se takimi me Lacion është ndër më të vështirët e startit në Seria A. Pasi komplimenton Inzagin, tregon edhe mënyren e sjelljes së kundërshtarit në fushë.
Më pas dy fjalë për ata që prodhojnë lajme të rremë dhe provokojnë publikun.
“Disa gazetarëve, do ju fusnja një shkelm në prapanicë’- thotë Konte duke ju referuar asaj çfarë ka lexuar lidhur me takimin Inter- Juve në program pas dy javëve.
“Do luajmë me Lacion që kërkon një impenjim të madh. Ndër më të vështirët e fillim sezonit. Një skuadër që ka identitet dhe prej disa viteve po punon me Simone inzagin.
Një trajner i shkëlqyer ndoshta jo dhe aq i vlerësuar. Duhet të bëjmë kujdes pasi ata janë të fortë, e kanë treguar gjatë këtyre viteve dhe kanë një projekt të madh.
Duhet të mësojmë se nesër kemi një ndeshje delicate dhe të gjithë lipset të japin shumë nga vetja”-ndër të tjera Konte