De Biazi: ‘Po shëtis nëpër…Europë’

Trajneri më i madh i të gjitha kohëve në krye të Shqipërisë, Xhani De Biazi, i ka bërë një rezyme të shkurtër Serisë A për llogari të TMW.

Ish –trajneri kuqezi që e dërgoi për herë të parë Shqipërinë në finalet e një europiani (2016 në Francë), tha se Interi i Milanos zhvilloi një ndeshje të madhe në derbi.

‘ Besoj se Inter është një ‘rozë’ e nivelit të lartë’. Lacio kur është në avantazh, tregon limite. Them se nuk ka ende ekuilibrat e duhur”

Milan? “Kam idene se Xhampaolo (trajneri) si gjithë trajnerët ndrron shumë formacionin. I duhet kohë. Ndeshja e ditës së enjte merr rendësi si për Milanin ashtu dhe për Torinon që së fundi ka bërë rezultate jo të mira”.

 Po ju mister?

Po shëtis nëpër Europë. Kam disa oferta larg. Të shohim, kombëtare apo klub”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!