Sadiku, Bare dhe Manaj në humor…

Futbollistët e kombëtares kuqezi Armando Sadiku, Kejdi Bare dhe Rei Manaj, ishin shqiptarët që u ndeshën këtë fundjavë mes tyre.

Sadiku dhe Bare me fanelën e Malagës dhe Manaj me atë të Albasetes. Të dyja skuadrat spanjolle garojnë në ‘Secunda Division’.

 Në fakt, ndeshja u vendos nga goli i Manajt i cili për llogari të Albasetes shënoi në të 66-tën, por ajo që spikati dhe bëri lajm, ishte fakti që të tre shqiptarët, u ndalen para startit të ndeshjes për disa minuta në një sektor të fushës.

Ndërsa Sadiku dhe Manaj po diskutonin, afrohet edhe feraku Bare duke kompletuar treshën shqiptare të duelit spanjoll. Me fjalor shqiptarësh (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!