Kategoria e Dytë, shorti…

Ditën e sotme, edhe pse me vonesë, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti i Kategorisë së Dytë për edicionin futbollistik 2019/20.

Specialistët e Sektorit të Garave në FSHF, z.Marjus Sulejmani dhe z. Eraldi Shera, në prani të përfaqësuesëve të klubeve, zhvilluan procedurat përkatëse të shortit:

“Sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti për kampionatin kombëtar të Kategorisë së Dytë për edicionin 2019-2020. Skuadrat e ndara në dy grupe, kanë njohur kundërshtarët e tyre.

Specialistët e Sektorit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani dhe Eraldi Shera, realizuan dhe procedurën e hedhjes së shortit në prani të përfaqësuesve të klubeve dhe mediave.

Drejtuesit e klubeve tërhoqën goglat që korrespondonin me numrin përkatës, si për ekipet e Grupit A, ashtu edhe për ato të Grupit B.

Sezoni 2019-2020 i Kategorisë së Dytë do të fillojë në datë 29 Shtator. Më poshtë do të gjeni edhe kalendarët e plotë të kampionatit”-shkruhet në faqen zyrtare të FSHS-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!