Dinamo, gati sponsorë italianë…

Dinamo shpejt me sponsor të ri. Ky është lajmi më i freskët dhe shumë i mirë për tifozët blu, teksa skuadra emblemë e kryeqytetit, prej vitesh dergjet në Kategori të Parë.

Lajmin se skuadrën e Dinamos mund ta marrin sponsorë nga Italia, e ka dhënë i ftuari i moderatores Erga Kruja në ‘Rubrikën Sportive’ në Radio Tirana, Edmond Muhametaj.

Ndërsa emisioni po shkonte drejt fundit, Muhametaj, deklaroi se ka një lajm të mirë për tifozët e një skuadre të Kategorisë së Parë.

Pas këmbënguljes së drejtuesës së emisionit, Muhametaj tha se Dinamo e Tiranës, pritet që së shpejti të bëhët me sponsorë seriozë duke saktësuar edhe adresën e tyre.

Kam një lajm ekskluziv për Rubrikën Sportive. Një ekip legjendë e Kategorisë së Parë, do kthehet në një klub të fuqishëm. Është Dinamo e Tiranës. Kaq mund t’ju thëm për momentin”- deklaroi gazetari Edmond Muhametaj i cili për ‘Sporti im.al’, shtoi se sponsorët e rinj që po interesohen për blutë, janë italianë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!