Juve, braktiset nga ultrasit…

Për herë të parë një sektor i ultrasëve të Juventusit, në ‘Allianz Stadium’, shihet bosh. Në mënyrë të qëllimtë.
Pas arrestimit të 12 ultrasëve ditë më parë, dje gjatë takimit Juventus- Verona, përfunduar 2-1, në sektorin e ultrasëve, në vend të tifozeve të zakonshëm, janë parë stjuardët.
Mesazhi i klubit i qartë, t’ju japë për të kuptuar se ligjin e bën klubi dhe jo ultras të papërgjegjëshëm.
Gjithësesi, lënja bosh e një sektori të caktuar,nga ‘rrebelët’, është vlerësuar edhe si një notë proteste e tifo-grupit ndaj klubit bardhezi.