Atalanta, ndëshkohet nga Riberi…barazimi vjen në shtesë
Në ‘Tardini’ të Parmës, Atalanata priti Fiorentinën në përpjekje për të marrë triumfin e radhës në kampionat.
Por edhe në këtë takim sikurse pak ditë më parë në Champions League, bergamaskët e Gasparinit, kanë zhgënjyer totalisht duke shpëtuar ‘nderin’ në kohën shtesë.
Fiorentina shënoi në pjesën e parë me Kiezën, lojtarin e talentuar që u kërkua gjatë verës nga shumë skuadra të nivelit të lartë. Por nëse Kieza shënoi në të 24-tën, në pjesën e dytë është francezi Riberi që arrin të shënojë golin e parë në seria A duke i dërguar shifrat në 0-2.
Atalanta u përpoq të hapte takimin ndërsa vonë në të 84-tën, ia doli të shënojë me Iliçiç. Gjithsesi, ai i dha besim Atalantës që në shtesë barazon shifrat në 2-2. Kastane shënoi në 90+4
Në të tjerat e ditës, java e 4-ët Seria A, dha këto rezultate:
Bolonja- Roma 1-2, Sampdoria- Torino 1-0, Leçe-Napoli 1-4, Sasuolo- SPAL 3-0, Lacio- Parma 2-0.