Kryendeshja e së Parës, ndahet në paqe…

Kategoria e Parë, luajti sot takimet e dyta të edicionit të ri. Takime interesante por më kryesori ai i luajtur në “Redi Maloku” mes Kastriotit dhe Besëlidhjes, për Grupin A, ka përfunduar pa gola.
Po në grupin A, mjaft domethënsëse fitorja e Korabit në shifra të thellë 3-0 ndaj Veleçikut. Egnatia kaloi 1-0 Burrelin që koleksionon humbjen e dytë në po aq takime.
Dinamo dhe Shkumbini, mbyllën 0-0.Mjaft luftarake sfida në Shijak teksa Erzeni pretendent, ndalet nga Tërbuni i Pukës 0-0.
Në Grupin B, Besa arrin fitorën e parë, teksa mund 2-0 Elbasanin. Edhe Pogradeci fiton thellë 3-0 ndaj Ilirisë së Fushë-Krujes. Shënkolli- Turbina mbyllën 1-1.
Ja shifrat teknikë të javës së dytë:
Grupi A.
Kastrioti- Besëlidhja 0-0,Egnatia- Burreli 1-0, Korabi-Veleçiku 3-0, Dinamo-Shkumbini 0-0, Erzeni- Tërbuni 0-0.
Grupi B
Besa- Elbasani 2-0, Devolli- Oriku 0-0, Shënkolli- Turbina 1-1, Pogradeci- Iliria 3-0. Apolonia- Lushnja luhet nesër në orën 16:00 në Ballsh.