Valdet Rama, vjen goli i 4-ët me Mepen

 Valdet Rama shënon golin e katërt me fanelën e Mepen. 31 vjeçari, pjesë e Kukësit edicionin e kaluar, po shkëlqen në Bundesligën 3, teksa në 3 takime që është aktivizuar, ka gjetur golin 4 herë.

Para pak casteve, Vursburgën Kicker fitoi ndaj Mepen 3-2, ndërsa Rama shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 20.

Në fakt, rezulton se Valdeti, i shënoi pikërisht ish- skuadrës me të cilën është aktivizuar në edicionin 2016/17.

Skuadra e shqiptarit, luajti për disa minuta me një futbollist më pak pasi sulmuesi Undav, doli me karton të kuq.

Pas këtij takimi, Mepen e teknikut Kristian Neidhart, me pretendime këtë edicion, pozicionohet 7 pikë larg kreut. Takimin e radhës, skuadra e Ramës do ta luajë në shtëpi me Uerdingen. Reja duhet informuar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!