Mijatoviç: ‘Zidan duhet të ikë…’


Ishte 20 maji i vitit 1998. Finalja e Champions League në Amsterdam (Holandë) mes Real Madrid dhe Juventus, vendosej nga një gol i vetëm i yllit të asaj mbrëmjeje, malazezit Pedrag Mijatoviç.

Nga ajo kohë kanë kaluar vite por ish- sulmuesi, nuk e harron asnjëherë Realin e Madridit.

 ‘El Larguero’ e ka pyetur ish- galaktikun ballkanas Pedrag Mijatoviç, sot 50 vjeç, lidhur me situatën e fundit që ka kapluar Real Madridin.

Menjëherë pas humbjes trishtuese mbrëmë ndaj PSG-së (3-0), ish- “mbreti” tha: ‘Nuk e prisnja. Besoja në një Real ndryshe duke parë kompeticionin e Ligës së Kampionëve.

Përkundrazi, Parisi ka qënë më i mirë në të gjitha aspektet. Situata është për t’u shqetësuar dhe fatkeqësisht, nuk shoh një Zidan që mund të zgjidhë problemet’– tha Mijatoviç duke hedhur ‘benzinë’ mbi trajnerin aktual të Real Madridit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!