Gola e spektakël, Strakosha ndëshkon Lacion. ‘Gallatë’ qipriote…

Europa League nisi në 18:55 takimet e para në grupe. Sfida interesante të cilat u shoqëruan edhe me gola e surpriza. Kështu Dudelanzhë e mbylli në avantazh pjesën e parë me APOEL ndërsa Sinani shënoi në të 36-tën.

Qipriotët të ‘betuar’ për të pësuar në fraksionin e parë. Në të dytën është sërish skuadra e Luksemburgut që gjen golin e dytë në të 51-tën, sërish Sinani. Porta nis të ‘lëkundet’ edhe në kahun tjetër.

Në 54-tën Pavloviç, në të 56’ me penallti nga Di Vinçenti, dhe në 58-tën sërish nga Pavloviç, shifrat përmbysen si me ‘dorë’.

“Gallata” vijon me përmbysjen tjetër të modestëve luksemburgas që gjejnë lehtësisht portën vendase  dy herë të tjera. Stolz 72’ dhe  sërish Sinani 82’, fiksojnë 3-4.

Bazeli i Taulant Xhakës shpartallon Krasondarin rus teksa dy herë Bua në 45 minuta shënon golat e vendasëve. Stari I së dytës dhuron golin e tretë zvicerian. Këtë herë është Zufi në të 52-tën.

Muzika nuk ndyshon një autogol i Vilhena dhe një gol tjetër nga Okafor i japin fitores së Bazel përmasa prej kampioni.

Kulzh befason Lacion në fund të fraksionit të parë. Lacialët udhëhiqnin që nga minuta e 25-të me Bastos por një penallti te porta e Strakoshës, shndërruar në gol nga Deac, i dërgon skuadrat në barazpeshë 1-1.

Por befasia më e madhe vjen në të 75-tën, teksa Omrani shënon edhe golin e dytë në portën e Strakoshës që gabon totalisht.

 PSV e ka shumë të thjeshtë me Sporting Lisbonë. 2 gola të shpejtë 20’  (Malen) dhe 25-të (aut. Koates) i japin qetësi holandezëve derisa  Bruno Fernandesh të shënojë nga penalltia në të 39-tën.

 E dyta nis sërish me gol dhe është sërish PSV që shënon me Baumgarti për 3-1. Në fund, Sporting gjen edhe të dytin në të 82-ën me Pedro Mendez.

Karabaku përballon mirë Seviljen pjesën e parë por në të dytën, adulizianët shënojnë në të 62-tën me Hernandez. Në të 78-tën është radha eMunir që dyfishon për Seviljen. Supermacia e spanjollëve konkretizohet edhe me golin e tretë në të 85-tën ndërsa Oliver Torres godet në rrjetë.

Rezultatet teknike të orës 18 55:

Kluzh – Lacio 2-1, Bazel – Krasnodar 5-0, Dinamo Kiev – Malmo 1-0, APOEL – Dudelanzh 3-4, Eintraht Frankfurt – Arsenal 0-3, Kobenhagë – Lugano 1-0,Getafe – Trabzonspor 1-0, LASK Linz – Rosenborg 1-0, PSV – Sporting Lisbonë 3-2, Karabak – Sevilja 0-3, Renës – Sëlltik 1-1, Standart Liezh – Guimaresh 2-0. (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!