Gladbahu “nxin” faqen, Junajtid pranë dështimit…
Europa League vijoji edhe në mbrëmje me takimet në grupe. Pas disa rezultatëve surprizë më herët, edhe në mbrëmje 21:00, pati gola pa “senc”.
Kështu, Borusia Mynshenglabah, nuk ngriti dot kokë ndaj austriakve të Volsberger që në letër, duhej të mundeshin shumë thjeshtë.
Rezultati 0-3 që në pjesën e parë dhe një tjetër në pjesën e dytë, prodhuan surprizën më të madhe të mbrëmjes.
Tjetër histori ndeshja e Bullgarisë ndërsa Ludogorets – CSKA Moskë, nga 0-1 në pjesën e parë, përfundoi me goleadën vendase 5-1.
Edhe Espanjol nuk bën mirë detyrat e shtëpisë. Pas humbjes në pjesën e parë, arrin të barazojë ndaj modestëve hungarezë të Ferencvarosh 1-1.
Nga ana tjetër Junajtid e Solskjaer, me një “gjysmë goli” kalon Astanën.Roma pokër turqëve të Bashakshehir.
Rezultatet e takimeve të orës 21:00, janë këto:
Roma – Bashakshehir 4-0, B.Gladbah – Volsberger 0-4, Espanjol – Ferencvarosh 1-1, Porto – Jang Bojs 2-1, Gent – St. Etiene 3-2, Ludogorets – CSKA Moskë 5-1, Mançester Junajtid – Astana 1-0, Partizan Beograd – AZ Alkmar 2-2, Rejnxhërs – Fejnord 1-0, Slovan Bratislava – Beshiktash 4-2,Volfsburg – Oleksandria 3-1, Volves – Braga 0-1.