Korabi,fitore me përmbysje…

Njëra nga takimet më të luftuara në turin e parë në të vajtjes të Grupit A, ishte ai i luajtur në Peshkopi mes Korabit dhe Besëlidhjes. Edhe pse në pjesën e parë, vendasit i’u afruan disa herë golit, ai nuk erdhi.

Në pjesën e dytë, të dy teknikët përzien kartat dhe loja u bë me atraktive. Disa sulme të shpejta të lezhianëve i dhanë avantazhin skuadrës së Plorit e cila shënoi me Merdinin në të 62-tën.

Nuk dorzohet Korabi që i isnspiruar nga shumë tifozë në shkallë, ndërmer sulme të dendura drejt portës mike dhe në harkun kohor të 4 minutave arrin të barazojë me Didën.

E njejta histori, Korabi që sulmon dhe Besëlidhja që i beson golit në fushë kundershtare. Në të 78-tën vjen dhe goli i dytë i skuadrës së Bubeqit. Korabi dhe Besëlidhja, i dhanë mjaft dinamikë këtij takimi të parë në Kupë.

Për të njohur skuadrën që ecën më tej, duhet pritur takimi i kthimit në program me 2 tetor në Lezhë(Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!