Reali nuk e harron Mbapenë…

“El Chiringuito” raporton se “Los Blancos” do të hidhen në sulm pas futbollistit francez në verën e vitit 2020. Bëhët fjalë për yllin francez të PSG-së Kilian Mbape

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i gatshëm të paguajë shifër rekord prej 225 milionë euro dhe 50 milionë euro të tjera në bonuse për ta bindur klubin francez për shitjen e lojtarit 20 vjeçar.

Në fakt, Reali i Madridit e ka tentuar kampionin e botës që këtë verë por si klubi ashtu dhe vetë futbollisti, nuk kanë qënë shumë të interesuar të lëvizin që këtë vit.

Reali afroi disa yje gjatë veres ndërsa spikat belgu 28 vjeçar Eden Hazard, por endrra mbetet Mbape. Kjo dhe për faktin se pas tetatives Nejmar, mungeses së akordit me brazilainin, gjithçka vjen e vertitet rreth Mbapesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!