Nis faza në grupe, ‘Championsi’ në fushë


Starton sot kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Europë, Champions League. Faza në grupe. Dy skuadrat e para të çdo grupi kalojnë përpara, e treta në Europa League

Inter- Slavia Pragë dhe Lion- Zenit, janë dy takimet e para që hapin sot Champions League në grupe duke nisur nga ora 18 55.

Ajaks-Lilë, Benfika-Lajpcig, Çelsi- Valencia, Dortmund –Barcelona, Napoli- Liverpul dhe Salsburg- Genk , takimet e mbrëmjes në program në orën 21 00.

Interi ndaj Slavias në orën 18 55, do të jetë edhe sfida vendimtare për zikaltërit pasi në Grupin F, janë edhe Dortmund dhe Barcelona.

Aq më teper që për këtë takim, Interi do jetë i gjithi nën vemendjen e familjes presidenciale Zhang që si asnjeherë tjetër ka udhëtuar me një ‘delegacion’ të madh nga Kina drejt Milanos.

Nga ana tjetër Borusia Dortmund dhe Barcelona, pritet të luajnë një super ndeshje. Verdhezinjtë gjermanë, kanë treguar stabilitet dhe në kompeticione të mëdha kanë bërë mirë. Barcelona me Mesin të rekuperuar por që Valverde, ka deklaruar dje, se vetëm sot do vendosë nëse do e hedhë në fushë.

 Një tjetër takim për tu ndjekur, ai i Grupit E, ndërsa Napoli i Ançelotit do presë në shtëpi Liverpulin kampion Europe në fuqi. Napoletanët, edhe këtë herë nuk pritet ti japin besim Hysajt. Salsburg- Genk i Belgjikës, takimi tjetër i Grupit E.

 Lion -Zenit dhe Benfika- Lajpcig, misteret e Grupit G. Grupi H në dukje  më i komplikuari sa i takon dy vendëve të para. Ajaks- Lilë dhe Çelsi- Valencia përballjet e para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!