Kukësi vendos, me Tiranën në Elbasan…

U mund të dielën në ‘Adush Muça’ nga Bylis 2-1 në kampionat por për Kukësin nisin takimet e radhës këtë të merkurë.
Fillimisht, nesër formacioni i Shpëtim Duros, do ndeshet në turin e parë të Kupës së Shqipërisë në transfertë me Shkumbinin, ndërkohë që në fundjavë, pret Tiranën për llogari të javes së 5-të.
Në Kamzë nuk luhet (nuk është gati impianti) por Kukësi gjen zgjidhjen në Elbasan.
Njofton klubi në faqen zyrtare:
“Ndeshja e Javës së Pestë për Kategorinë Superiore, FK Kukësi – KF Tirana, do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Drejtuesit e Klubit tonë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, kanë vendosur që këtë ndeshje mjaft të rëndësishme ta zhvendosin në Elbasan, pasi në stadiumin e Kamzës po punohet për të arritur standardet optimale.
Ndryshe nga sa ishte planifikuar, përballja mes skuadrës nënkampione dhe asaj kryeqytetase do të zhvillohet në orën 19:00, pasi temperaturat parashikohen të jenë mjaft të larta”.
