Rikthehet Shaqiri, Klop e rendit titullar…
Rikthehet të luajë Xherdan Shaqiri. Në prag të takimit që Liverpul ka në program sot me Njukasëll, Shaqiri pritet të startojë nga fillimi.
Është vetë klubi kampion Europe që ka bërë të ditur lajmin. Gjilanasi ka luajtur shumë pak këtë edicion(16 minuta të ndara në dy takime) me Livepul dhe Jurgen Klop, beson se aftësimi i Shaqirit është i plotë dhe se ai, mund të ndihmojë skuadrën me prezencën në fushë ndaj “qymyxhinjëve’.
Pas 4 takimeve, Redas-at, kryesojnë me pikë të plota (12) dhe sot në 13 30, pritet vetëm fitorja e radhës. Me Shaqirin në fushë, një sukses eventual i Liverpul, shkon më për shtat.
Formacioni i mundshëm:
Liverpul (4-3-3): Adrian, Aleksander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinjo, Vijnaldum, Shaqiri, Orixhi, Salah, Mane.