Reali me vuajtje, Liverpul me…llogari

La Liga: Real Madrid- Levante 3-2. Premier Liga: Liverpul- Njukasëll 3-1

Reali i Madridit, shfaqi dy tabllo në ndeshjën e mesditës me Levanten në ‘Bernabeu’.

Një pjesë e parë fantastike me lojë kreative e 3 gola spektakolarë dhe një të dytë të vuajtur. Levante shënoi dy herë në këtë fraksion ndërsa madrilenët që shtrengohen të vuajnë në minutat e fundit duke shpëtuar rezultatin vetëm në saj të një ndërhyrje shpëtimtare të Tibo Kurtua.

Hazard në pjesën e dytë. Pas tij edhe blerja tjetër Joviç por Vinicius me shokë, nuk arritën të lënë gjurmë. Benzema shënoi një dopietë në pjesën e parë.

Liverpuli e nisi keq ndëshjen e tij me Njukasëll pasi e pa vetën shpejt në disavantazh të një goli por skuadra e Klop, arriti të rikthejë qetësinë brenda 45 minutave teksa shënoi dy herë radhazi me të njëjtin autor Sadio Mane.

Në pjesëne dytë Reds-at gjëjnë edhe të tretin me egjiptianin Mohamed Salah që në të 72-tën i dërgoi në 3 golat për Liverpul. Ndryshe nga sa ishte anunçuar, Xherdan Shaqiiri, u fut në lojë për liverpulasit vetëm në minutat e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!