Ndalet Juve, Interi në krye

 Interi i Milnaos, merr kreun e Serisë A. Në mbrëmje pas barazimit në mesditë të Juves në Firence 0-0 dhe fitores së Napolit 2-0 ndaj Sampdorias, ishte radha e zikaltërve të Antonio Kontes për të mbyllur ditën.

Një karton i kuq De Paul për Udinezen, duket se i ka mjaftuar Interit për të vendosur supermacinë në fushë ndaj skuadrës së Tudor.

Për të mundur Udinezen, ka menduar Sensi i cili në 44-tën, ka shënuar një gol të bukur me kokë. Megjithë orvatjet e skuadrës milaneze, gola të tjerë nuk pati.

Udineze me 10 futbollistë që prej minutës së 36-të, u komportua mirë në fushë dhe disa herë i’u afrua barazimit.

Pas këtij suksesi, Interi udhëheq Serinë A me pikë të plota 9. Nesër, 6 çiftet e tjera në garë për llogari të javës së tretë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!