Leipcig ruan kreun, barazon ndaj Bajernit…

Bundesliga: Leipcig- Bajren Mynih 1-1

Leipcig- Bajren Mynih, ishte supersfida e mbrëmjës në Bundesligë. Bavarezët e nisën rrufeshëm takimin, teksa Levandovski që në minutën e 3-të shënon për miqtë.

Aksion i ‘koduar’ bukur nga Myler që pason në limite të poziconit jashtë loje për polakun që thuajse te pika e penalltisë, shënon për 0-1.

Më pas luhet në ritëm të lartë dhe vendasit që në minutën e fundit të pjesës së parë, fitojnë një penallti.

Hernandez, frenon në mënyrë të ndaluar Jurari dhe te pika e bardhë paraqitet Emil Forsberg për 1-1.

Verner për ‘Red Bull’ dhe Koman për Bajernin i afrohën disa herë golit në pjesën e dytë por goli për skuadrat rivale, nuk vjen. Edhe pse në finale Bajerni godet shtyllën.

Pas këtij barazimi, Leipcig vijon të qëndrojë në krye me 10 pikë, ndërsa Bajrerni ndjek me 8 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!