Barcelona po ajo, goleadë Valencias…

Barcelona ecën me të njejtën ‘muzikë’. Me apo pa Mesin, katalanasit e dinë rrugën që të dërgon te goleada. Sonte në një ‘Kamp Nou’ të mbushur, formacioni i Valverde, shpartalloi 5-2 Valencian.

E nisi me talentin 16 vjeçar Ansu Fati në të 2-tën. Më pas është futbollisti më i mirë në fushë Frenki De Jong që bën 2 për Barcelonën pa u mbushur 7 minuta lojë.

Gamero rihap takimin për Valencian në të 27-tën, por vetëm aq. Grizman nuk ka ‘shans’ as në golin e tretë të blaugranëve që vjen nga Pike.

Mesi në tribunë, por në fushë hidhet pas shumë javëve ‘vrasësi’ numër 2, Luis Suarez. Uruguajani, rrëmben mbrëmjen dhe shënon 2 gola të njëpasnjëshëm.

Në fund, Gomez për ‘mestajasit’, shënon të dytin. Përfundimisht 5-2 për Barcelonën që afrohet me dy pikë me kreun që mbahet nga Atletiko Madrid në një ditë të zezë sot.

Skuadra e Simeones, u mund 2-0 nga Real Sociedad. Fiton edhe Vijarreal. Në Madrid, mund Leganes 0-3. Reali në mesditë kaloi Levanten 3-2. Java e 4 mbyllet nesër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!