Zidan, ‘kam besim te Vinicius, Modriç nuk luan’…

 Zindein Zidan, pret që Reali i Madridit, të fitojë me çdo kusht takimin e nesërm me Levantën në orën 13 00. Në “Bernabeu’, askush nuk do mund t’i falte skuadrës dhe vetë teknikut një hap tjetër fals.

Sot, Zidan që në krye të herës, është pyetur nëse beson te Vinicius. Francezi që ende nuk po bind me skuadrën, tha se lojtari 19 vjeçar, e ka të sigurtë të ardhmen në Madrid.

Çfar prisni t’ju thëm, që skam besim te Vinicius? Kam besim të plotë. Këtë jua garantoj. E ardhmja e tij është në Madrid. Kërkohet kohë për të bërë gjëra të mira, për këtë ndonjëherë nuk mund të luajë. Sepse në vend të tij, do jetë një tjetër, asgjë më shumë. Mos më shtrengoni, është një lojtar i mirë dhe bëj llogari me të”.

 Modriç?

 “Luka ka patur dy takime me kombëtaren kroate dhe është dashur të luajë dy takime në tre ditë. Uroj të rekuperohet shpejt. Nesër, nuk do të jetë. Po vujamë dëmtimet. Shpresojmë dhe urojmë që pas Modriçit, të mos na dëmtohen të tjerë”- tha Zidan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!