Fitore e ‘çmendur’, Noruiç thyen Sitin…

Premier Ligë: Noruiç-Mançester Siti 3-2

Premier Ligë e çmendur. Noruiç me nofkën ‘kanarinat’, kanë mundur në mënyrë surprizë me shifrat 3-2 Mançester Sitin.

Kampionët e Anglisë, udhëtuan me mendje të fjetur në transfertë por ajo që dhuruan vendasit, këtë të shtunë në shtëpi, ishte një përrallë totalisht e kthyer në ralitet.

Finlandezi Puki, ndër lojtarët më produktivë në këtë start në ishull, shtyn Keni MekLin dhe Tod Kantuell që realizuan shpejt e shpejt 2-0 ndaj “qytetarëve”.

Këta të fundit, me Agueron, ngushtuan shifrat por me startin e së dytës, Puki, realizoi në minutën e 50- tën për 3-1. Edhe pse me shumë mungesa, Noruiç mbahet mjaft mirë, teksa vetëm në fund, Rodri në minutën e 88-tën rihapi takimin.

Dëshpërueshëm Siti sulmoi deri në sinjalin e fundit gjykues teksa rezultati nuk ndryshoi. Noruiç në festë. Guardiola uron homologun për suksesin jo vetëm me një…frazë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!