Tuhel i bindur, luajnë Nejmar e Ikardi

 Në konferencën për shtyp, trajneri i PSG-së Tuhel, ka deklaruar se këtë fundjavë, mund të ketë minuta edhe për lojtarin më të ri të kampionëve të Francës Mauro Ikardi.

Në prag të sfidës me Strasburgun, gjermani i pankinës ‘sheike’, tha me siguri se Nejmar do të bëjë protagonistin. Tomas Tuhel: “Nejmar do të jetë. Jam i gëzuar që merkato është mbyllur dhe braziliani është integruar me grupin.

Kemi një grup të madh dhe plot talente. Nesër, do të mungojnë Kavani e Mbape. Do kthehen shpejt.

Nejmar nuk duhet të dëgjojë çfarë thuhet, teksa jeton dhe luan në Paris. Mund ta kuptoj se jo të gjithë fansat janë të kënaqur, por s’mund t’i kontrolloj të gjitha situatat.

Besoj se është rasti të mbyllet kjo historia e tyre me Nejmar. Ai është një lojtar i PSG dhe do ndihmojë skuadrën për të arritur objekivat”- tha trajneri i PSG-së Tomas Tuhel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!