Dështon Milan, Korrea mbetet te Atletiko Madrid…

Diego Simeone strategu i Atletiko Madrid, ka surprizuar maksimalisht ambientin sportiv, teksa në vigjilje të takimit me Real Sociedad, në transfertë, ka përfshirë për herë të parë gjatë këtij sezoni, lojtarin Angel Korrea.

Morata jashtë për probleme shëndetësore. Korrea në tratativë të gjatë për një kalim të mundshëm te Milan, më në fund, mbetet një ‘Colchioneros”.

Skuadra madrilene, do të luajë me 18 shtator ndaj Juves në Champions League, ndaj me Korrean në bord, Simeone ndihet mjaft komod.

Aq më tepër që në krah të tij, në vijën e parë, ka kampionë të tillë si Zhoao Feliks, Diego Kosta, Rikuelme. Të gjithë këta të përfshirë në top-listën e takimit të radhës me Sociedadin bask.

Sakaq, Atletiko udhëheq  “La liga” me 9 pikë pas tri takimeve, teksa nesër në 18 30, do të jetë mysafir i Real Sociedad.

Lista e lojtarëve të grumbulluar nga Simeone për nesër.

Portierë: Adan, Oblak

Mbrojtës: Gimenez, Arias, Lodi, Saviç, Felipe, Hermoso, Tripier

Mesfushorë: Koke, Saul, Lemar, Lorente, Herrera, Vitolo

Sulmues: Zhoao Feliks, Korrea, Diego Kosta, Rikuelme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!