Rikthehet Rashica, nis seancat me Verder
Mungoi në dy takimet kualifikuese të ‘Euro 2020’ për Kosovën, duke i prishur jo pak planet zvicerianit Bernard Shaland, por Milot Rashica duket se do jetë gati që këtë fundjavë.
Rashica, ndër talenet më të mëdha shqiptare, u dëmtua javën e parë në Bundesligë, ndërkohë që në vigjilje të takimit me Union Berlinin, Verder Bremen, e llogarit në forcë.
23 vjeçari nga Vushtrria, ka postuar në rrjete, çaste nga seancat stërvitore me grupin nga Bremeni. Lajm mjaft i mirë për lojtarin, Verderin dhe kombetarën e Kosovës.