Leipcigu sfidon Bajernin të shtunën…

Trajneri  i Leipcig, Julian Nagelsman është duke menduar fitoren kundër kampionëve të Bundesligës, Bajern Munih të shtunën, dhe beson se Timo Verner mund të jetë vendimtar.

Nagelsman, 32 vjeç, e ka udhëhequr në mënyrë perfekte Leipcigun pasi në tri takimet e luajtura deri tani, ka marrë 9 pikë. Ish-tekniku i Hofenheim, beson fort te forca e grupit dhe thotë se Verner, mund të jetë deçiziv para porte.

Sulmuesi i “Red Bull”, ka qenë prej kohësh në orbiten e Bajernit, por pa mundur të bëhët për momentin pjesë bavareze. Këtë fundjavë do të përballet me ta si kundërshtarë.

Në dukje, i vendosur për një rol protagonisti në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Vlerësimin për sulmuesin e ka dhënë vetë trajneri:

Cilësia individuale mund të jetë gjithnjë e rëndësishme, kështu që mund të jetë e rëndësishme për ne nëse kemi një Timo Verner në formë të mirë,“- tha Nagelsman një konferencë shtypi të enjten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!