Mesi: Topi i Artë? Në plan të dytë…
Lionel Mesi, kthehet të flasë për “Topin e Artë”. 5 herë fituesi i çmimit individual më presitigjioz në botë, thotë se këtë radhë nuk e sheh vetën favorit.
Nga ana tjetër, shpjegon se vlerësimi për futbolistin më të mirë, nuk udhëhiqet nga kritere të sakta.
Në një intervistë të gjatë për ‘Sport’, argjentinasi ka folur edhe për kontratën me Barcelonen. ‘I’a kam lënë babait ta zgjidhë situatën por unë dua të mbetëm këtu” ,-tha ‘pleshti’ lidhur me situatën e rinovimit me katalanasit. Për “Topin e Artë tha:
“Nuk e di nëse jam favorit. Së fundi, shihet arritja me skuadrën, dhe kjo risi nuk është gabim. Rëndësi merr paraqitja në Champions. Ndonjëherë dhe në botëror.
Nuk ka një linjë të qartë për të përcaktuar më të mirin. Nuk ndihem favorit apo më pak favorit. Di të them se çmimet individuale janë në plan të dytë”– tha Mesi