Drejtori i Dortmundit, nuk e lëshon Sançon

Mesfushori i Zhadon Sanço, u aktivizua dje në ndeshjen kualifikuese me Anglinë teksa në fund të pjesës së parë, shënoi dy gola për ‘tre luanët’. klubet e mëdha nisin gjuetinë…
Majkell Zorc, drejtori sportiv i Dortmundit, ka deklaruar se klubi gjerman nuk ka në plan të shesë Zhadon Sançon.
Për lojtarin anglez, një ndër talentet e medhenj në ishull, ende 19 vjeç, ka nisur të interesohet intensivisht Mançester Junajtid.
“Është një argument i nxehtë. Agjentët e lojtarit kanë takuar drejtuesit e Junajtid duke i’u përcjellë idetë tona por dhe dëshirën e lojtarit që kërkon të mbetet në radhët e Borusias së Dortmundit”– tha Zorc.