Besa, sa shumë halle…
Besa e kavajës një emër i madh i futbollit shqiptar, pritet të bëjë protagonistën e grupit B në Kategori të Parë.
Përpos Apolonisë së teknikut Mergjyshi, edhe kavajasit e Maganit,shihen favoritë teksa kanë kryer disa përforcime dhe situata te verdhezinjtë, duket disi më ndryshe.
Paraqitja kaotike në testet miqësore mund të zëvendësohet nga lojrat efektive teksa në prag është transferta e vështirë në Orikum që në javë të parë.
Besa afroi kohë më parë Alfred Zefin një lojtar polivalent në mesfushë, por në grup verdhezinjtë kanë edhe të tjerë futbollistë të niveleve të larta si Xhafaj, Perja, Onun Cajani etj. Afrimi i fundit i Orjad Beqiri, teksa sot është prezantuar me uniformen e re, tregon se presidenti Bizhdili, edhe pse shumë vonë, insiston për të patur në skuadër lojtarë të tjerë kompetitivë.
Java e parë në transfertë por Besa për shkak të mos-liçensimit të stadiumit “Besa”, do luajë në “Roza Haxhiu” të Lushnjës.
Peripecitë e ndjekin Besën edhe në aspektin e tifozerisë. Kavajasit janë të dënuar për të luajtur disa takime pa tifozë. Mbartur nga edicioni i kaluar pas trazirave në takimin me Bylis.