Imeraj, do dyfishojmë buxhetin për futbollin
Nga: Fatmir Zhuzhi
Kryetari i Bashkisë Diber, Dionis Imeraj, premton mbështetje maksimale për ekipin e Korabit.
Pavarësisht mbështetjes që japin disa donatorë, kryebashkiaku i ri, thotë se ka ndërmend të jetë në krah të skuadrës këtë edicion, ndërsa Korabi, duket se ka pretendime madhore në grupin A, në Kategori të Parë.
Imeraj,u shpreh se do t’i jepet përparësi në përgjithësi sportit ne Dibër,e në veçanti futbollit.
‘Ekipi i Korabit, meriton që të jetë aty ku ishte para dy sezonesh, në Superiore. Kemi vendosur që të dyfyshojmë buxhetin për vitin 2020,si dhe të ndërhyjmë në rehabilitimin e fushës dhe në rrethimin e jashtëm të stadiumit”- tha ndër të tjera kreu vendor ë Dibrës.
Imeraj, pranoi se do të asistojë thuajse në të gjitha takimet e skuadrës që do zhvillojë këtë sezon në shtëpi.