Krizë goli, Milani tifo për Piontek…

Italianët tifo për Poloninë. Ngjet edhe kështu, pasi sulmuesi i Milan, Piontek ende nuk është zhbllokuar sa i përket golit.

Sulmuesi i kuqezinjëve, po vuan sindromën e gjatë të mungesës së shënimit dhe urojnë që Piontek në grumbullimin e radhës për ndeshjet kualifikuese të Polonisë të ‘kurojë’ sulmuesin.

Në fakt Kristof, shënoi me kombëtaren një gol ndaj Maqedonisë së Veriut dhe një tjetër ndaj Izraelit në qershor në kualifikuese.

Milanezët urojnë të njëjtën gjë në takimet e Polonisë ndaj Sllovenisë dhe Austrisë. Të shënojë Piontek. Halle -halle kjo ‘dynja’…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!