Kombëtarja në Francë, grupi i plotë…

Kombëtarja e Shqipërisë e drejtuar nga Edi Reja, pas ditëve në “Tropikal Resort” në Durrës, udhëtoi paraditën e sotme nga ‘Nënë Tereza” (sot dita e shënjtërimit të saj) drejt Francës.
Të shtunën në orën 20:45, në ‘Stade De France’ të Parisit, Kombëtarja Shqiptare do të zbresë në fushë për ndeshjen e radhës kualifikuese në ‘Euro 2020’.
Pas mbrritjes, kuqezinjtë janë stërvitur rreth orës 18 00, ndërsa grupi raportohet se ka qënë i plotë.
Po në kuadër të takimit me kampionët e botës, Shqipëria nesër në 19 30, do ushtrohet me seancën e fundit përpara se skuadra të bëhët gati për zyrtaren e së shtunës.