Roshi:”Jam në formë, Franca kampione bote”

Shqipëria po përgatitet për dy takimet kualifikuese të ‘Euro 2020’ në ‘Tropikal Resort’ të Durrësit, teksa si zakonisht, futbollistë të caktuar flasin për mediat sportive.

Këtë radhë ishte Klaus Gjasula, një prurje e re e Rejas si dhe futbollisti i dalluar kuqezi Odise Roshi. Mesfushori ka deklaruar:

“Nuk është e rëndësishme të flasim shumë për lojtarët e Francës, pasi dihen kualitetet e tyre. Ndihem në formë dhe jam në gjendjen e duhur.

Pastaj e vendos trajneri se me kë do të luajë. Sa herë ndihmoj Kombëtares ndihem vërtet mirë, pasi jap kontributin për shtetin tim.

Gjithmonë ka pasur frymë të mirë, si me De Biazin, Panuçin dhe Rejën. Trajneri luan me skemën nga krahët, por akoma nuk është vendosur asgjë.

Edhe në Rusi unë luajë me të njëjtën skemë, por ndaj Francës luajmë kundër kampionëve të botës. Trajneri ende nuk e ka bërë skemën. Te Franca edhe lojtarë që rrinë në stol dhe nuk e kanë problem të jenë në fushë.

Nuk është mirë të flasësh që do fitojmë apo do humbim”, -tha Roshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!