U-21 e Bushit, nesër prova e madhe…

U-21 e Alban Bushit, po stërvitet intensivisht në Francë. Do ketë edhe një test miqësor me Francën përpara takimit zyrtar me Austrinë me 9 shtator në “Niko Dovana”
Takimi me “gjelat” e vegjël,do të luhet ditën e enjte, 5 Shtator, në orën 21:00, në  “Stade de la Licorne”  të  Amiens.

Shqipëria U-21, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, është duke kryer përgatitje intensive për ndeshjen miqësore me Francën në transfertë dhe atë kualifikuese me Austrinë më 9 Shtator në Niko Dovana.

21 vjeçarët kuqezi janë grumbulluar dhe stërvitur në Amiens të Francës ku do të luajnë nesër miqësoren me Francën në orën 20:45. Pas kthimit nga Franca skuadra do të kthehet në Elbasan ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen me Austrinë.

Ditën e sotme ka pasur ndryshime në listën e Bushit. Lindon Selahi për shkak dëmtimi është larguar nga grumbullimi dhe nuk do të jetë i disponueshëm për këto dy ndeshje dhe në vend të tij është grumbulluar Emir Sahiti nga skuadra e Hajduk Split“-shkruan FSHF në faqen zyrtare të saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!