Bare, tentojmë në Francë, Kumbulla, Kielini mbrojtësi ideal

Kejdi Bare dhe Marash Kumbulla, ishin futbollistët e përzgjedhur për të komunikuar me mediat sportive. Dy futbollistë që vijnë nga radhët e U-21, u shfaqën me këmbë në tokë dhe pasi falenderuan për ftesën, thanë se ndaj Francës dhe Islandës,do të bëjnë gjithçka për të ndihmuar kombëraën kuqezi.

Kejdi Bare, lojtari i Malagës, u shpreh:

 “Të them të drejtën e prisja shumë këtë ftesë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Shpresoj të jap maksimumin për kombëtaren. Para dy ditësh bëmë një bisedë të shkurtër me trajnerin dhe foli fjalë shumë të mira. Besimin që më dha do ia kthejë në fushë. Për formacionin vendos trajneri, duhet të bëjmë sa më mirë të dalim me rezultat pozitiv. Unë nuk stërvitem për Xhakën apo Abrashin, por stërvitem për veten dhe për të dhënë 100% . Shpresoj të dalim sa më mirë dhe nuk ka rëndësi kush do të luajë. 

Franca është ekip shumë i madh. Pavarësisht se ka lojtarët të dëmtuar, ata kanë një stol luksi. Unë besoj se mund të arrihet çdo gjë në futboll, pavarësisht me ekipin që luan, Duhet të japim më të mirën. Të them 6 pikë, bëhem egoist sepse Franca ka një skuadër shumë të mirë. Por, të them të drejtën edhe me një barazim jam i kënaqur”.

Marash Kumbulla, 19 vjeçari i Veronës në Itali tha:

Isha shumë i emocionuar me Kombëtaren. E mendoja se do luaja me U-21, por isha i lumtur kur më thirri Edi Reja. Skuadra më duket mirë, se ka eksperiencë. Shpresojmë të marrim sa më shumë pikë në këto dy ndeshje.

Lojtarët me kanë pritur mirë. Janë të gjithë lojtarë me eksperiencë. Trajneri e ndjek kampionatin italian dhe e di shumë mirë gjendjen e lojtarëve. Me trajnerin nuk kam bërë ndonjë bisedë, vetëm me grupin.

Më Veronën nuk kam pasur shumë hapësira, por me trajnerin e ri janë shtuar. Uroj të luajë gjithë kampionatin. Unë mendoj për ekipin aktual dhe për të dhënë maksimumin. Më shumë më pëlqen Kielini.

Edhe pse e vështirë thëm Kielini”-tha talenti 19 vjeçar në këtë grumbullim të parë me Kombëtaren A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!