Kombëtarja e ‘vogël’, sfidon Francën…

Kombëtarja U-21, zhvilloi sot seancën e dytë përgatitore në prag të miqësorës që formacioni i Bushit, do të luajë me homologët e Francës pas dy ditëve.
Në Amiens, kryesisht është punuar në taktikë duke i’u dhënë prioritet lojtarëve që janë grumbulluar së fundi.
Ndaj vendasëve, do të luhet ditën e enjte, 5 Shtator, në orën 21:00, në “Stade de la Licorne” të Amiens. Është vetë institucioni i FSHF-së që publikon lajmin.
