Hazard, Belgjika nuk e grumbullon
Eden Hazard është lënë i lirë nga kombëtarja belge. Hazard udhëtoi drejt belgjikës ditën e djeshme dhe i pajisur me raportet mjekësore të Realit, kërkoi ekzaminim ekstra për të bindur bashkëkombasit e tij.
Ai vuan një dëmtim në kofshën e majtë që nga 16 gushti. E thënë e bërë. Sulmuesi i Realit ndër blerjet e spiaktura të verës, pas kontrollëve rezultoi se ka probleme të qenësishme.
Mjekët e kombëtares belge i dhanë të drejtë Realit dhe futbollisti 28 vjeçar, pritet të rekuperohet qetë-qetë deri në 14 shtator, teksa është llogaritur të jetë gati për ndeshjen me Levantën.