De Rosi një ‘pushues’, Ikardi kujton golat…
Nga Argjentina nisin kritikat e para për ish-liderin e Romës Daniele De Rosi. Në takimin e luajtur ndaj River, italiani 36 vjeçar u aktivizua për 70 minuta por pa mundur dot të lërë gjurmë. Menjëherë nisin kritikat në rrjete duke e konsideruar De Rosin një pushues të denjë.
Nga ana tjetër nisin koret e para raciste ndaj Romelu Lukakut. Në momentin e goditjes së penalltisë (1-2) ndaj Kaljarit, janë dëgjuar fyerje në adresë të belgut. Prokura Federale, ka nisur të mbledhë fakte, madje edhe nga personi përgjegjës për rendin publik, thotë Lega.
Ikardi në Francë, feston edhe Sançez. Argjentinasi ka zgjedhur të postojë në Istagram një foto dyshe me Ikardin e ardhur te Sampdoria dhe Ikardin te Interi duke vendosur numrin e ndeshjeve, golat dhe asistet si dhe një ‘Mirupafshim’
Nga ana tjetër kiliani Sançez, pritet të marrë numrin e ish-sulmuesit të Interit. Atë të preferuarën.