Sançez takon Konten, merr numrin 17

Gjatë verës, kiliani Sançez, evitoi gjithë axhendën e Junajtid. 30 vjeçari, me fanelën e re të Interit, tani gati për Seria A dhe impenjimet me kombëtaren e vendit të tij.
Pas ekzaminimeve mjekësore, Aleksis Sançez, futbollisti më i ri i Interit, pati mundësinë të takonte Konten dhe të shkëmbejë përshtypjet e para me teknikun zikaltër.
Dëshira për të filluar aventurën e tij të re dhe për të lënë pas kritikat e marra vitin e tij të fundit në Angli, është e madhe.
Mbetet për t’u zgjedhur numri i fanelës. Nuk do të jenë 7-ta, e zënë nga Ikardi. Me shumë mundësi 7-ta aktuale, do marrë një ‘njësh’ përpara dhe do bëhët 17-të.
Sançez e ka mbajtur këtë numër në sezonet e para te Arsenal.