Benaser, gradohet fantazisti i Milan

Kampioni i Afrikës me Algjerinë Ismael Benaser, duke folur për ‘DAZN’, i ka bërë një rezyme të shkurtër angazhimit me fanelën e Milanit në Seria A.

21 vjeçari, pa asnjë dilemë, është piketur nga trajneri Xhampaolo si fantazisti i kuqezinjëve në takimin e radhës që Milan do të luajë me Breshian.

Shiko se Milani të do më shumë se asnjë klub tjetër më tha agjenti im. Unë i pata bërë të ditur menaxherit, se do të isha gati të kaloja në një skuadër të madhe vetëm nëse do të isha i bindur me kushtet e kontratës.

Milan, më ka kërkuar përpara se të luhej Kupa e Afrikës. Pastaj, kam pritur vetëm telefonatën e trajnerit për të qënë këtu. Është një pikënisje”– është shprehur talenti algjerian i Milanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!