Ajazi, sulmuesi i ri i krutanëve
Siç raporton klubi Kastrioti në faqen zyrtare, kurbinasi Spartak Ajazi, ka nënshkruar për Kastriotin.
Sulmuesi 25 vjeçar, i dalë nga mjeshtria sportive, rezulton pjesë e Laçit në Superiore dhe e disa skuadrave në Kategori të Parë. Me bardhezinjë ka edhe një takim ndërkombëtar me Diferdange të Luksemburgut në 2013-tën.
“Spartak Ajazi është futbollisti më i ri i Kastriotit. Sulmuesi laçian, së bashku me Karakaçin, do ti bashkohen që sot pjesës tjetër të skuadrës në Ohër” –thotë Kastrioti në facebook.