Klop lëshon “bombën”, mund të tërhiqem

Në kulmin e moshës, por dhe famës si teknik, Jurgen Klop, gjermani i stolit të Liverpul, edhe pse 52 vjeç, duke folur në një intervistë për “Bild”, ka deklaruar se pas dy-tri viteve, mund t’i japë fund karrierës si trajner.
‘Gjithçka mund të ndodhë. Edhe mund të tërhiqem. Nuk e di nëse do ngjasë vërtetë, por nëse ngjet, askush nuk duhet të ndihet i surprizuar,”-ka thënë kampioni i Europës me Liverpulin.
Më pas Klop, ka folur edhe për Kutinjon që u zyrtarizua te Bajerni i Mynihut në Bundesligë.
“Futbollist shumë i mirë dhe njeri shumë i mirë. Mund ta kishim mbajtur, por ishim të detyruar ta shisnim te Barcelona,”-saktësoi Klop, i cili në Bundesligë, bën gjithnjë tifo për Borusian e Dortmundit. Rivali i përjetshëm i Bajernit.