Suta: ‘Këtë edicion ngjitemi’

‘Luzi 2008’, ishte shumë pranë ngjitjes në Kategori të Parë edicionin e kaluar. Mbërritja deri në fazën Play-off, i ka bërë drejtuesit të nisin me strategji të re sezonin që nis gjatë shtatorit.

Presidenti ambicioz Albert Lusha, ka riformatuar sërish skuadrën e re të cilën do ta drejtojë trajneri Anxhelo Suta. Trajneri  33 vjeçar, mësohet se do të ketë në staf edhe Hetlem Çapjen dhe Evis Ukun.

Bazë e grupit do të jenë disa lojtarë që pretendohet se do bëjnë diferencën në grup. Suta, duke folur për sportiim.al, tha se parimisht ka rënë dakort me lojtarë si Veliaj, Merdini, Peqini,Bajrami, Hasfatija.

“Jemi me pretendime konkrete këtë edcion. Vjet e mora skuadrën gjatë fazës Play-off” por sivjet do të jetë ndryshe. Presidenca më ka mbështetur dhe ka pranuar disa kushte më të avancuara në të mirë të skuadrës.

Parimisht dakort me disa lojtarë cilësorë. Stërvitje në Tiranë dhe starti i përgatitorëve me datën 26 gusht”-tha Suta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!