Superkupa: Duka uron Partizanin…

Presidenti i Federatës së Futbollit Armand Duka, pasi i ka dorëzuar në ‘Elbasan Arena’ trofeun, sot i ka dërguar një Letër Urimi klubit të Partizanit.

Triumfi i të kuqëve në Superkupën e Shqipërisë, teksa mbrëmë mundi Kukësin pas 120 minutave 4-2, e ka shtyrë kreun e lartë të nisë këtë Urim.

“Të nderuar,

Më lejoni të shpreh urimet e mia më të sinqerta për suksesin e arritur nga FK Partizani, sukses i merituar në fitoren e ndeshjes për Superkupën e Shqipërisë, edicioni 2019.

Ngritja e trofeut të Superkupës në vigjilje të nisjes së kampionatit, rrit besimin dhe motivimin e të gjithë lojtarëve, stafit por edhe të tifozerisë suaj për një sezon cilësor e të suksesshëm.

Në emër edhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, sërish i uroj suksese Partizanit më tej dhe rikonfirmoj mbështetjen tonë të plotë për fuqizimin e ekipeve tona dhe mundësimin e të gjitha hapsirave për të rritur lojën e bukur të futbollit”.-thotë Letër Urimi i kreut të FSHF-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!